Klina

Rrahje në Klinë, policia arreston dy persona, një tjetër në kërkim

Policia ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se të njëjtit janë rrahur me një të dyshuar tjetër.

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Skënderbeu” në Klinë, tre persona janë rrahur mes vete.

Dy nga ta janë arrestuar nga policia ndërsa i dyshuari tjetër sipas policisë është në arrati.

Në bazë të incizimeve të kamerave të sigurisë, policia ka thënë se i dyshuari  i cili gjendet në arrati gjatë rrahjes ka nxjerrë nga brezi armën por të cilën nuk e kishte përdorur për të shtënë në drejtim të të dyshuarve të tjerë.

Dy të arrestuarit janë dëgjuar në stacionin policor dhe janë intervistuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.