Detaje nga rrahja e 16-vjeçarit në Pejë, Policia tregon se si ndodhi ngjarja

Lëndime të rënda trupore ka pranuar një i mitur nga Peja, 16-vjeçar, pasi një sulmi që u bë në drejtim të tij nga tre persona të dyshuar.

Lidhur me ngjarjen, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë duke treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Në një njoftim zyrtar, Policia ka treguar se në orët e para të 6 janarit, rreth orёs 01:50, janë njoftuar se nё fshatin Zahaq të Pejёs ka ndodhur një incident.

Sic ka thënë Policia, viktima ka raportuar se me datё 5 janar 2023, deri sa ka qenё nё njё pompё derivatesh nё fshatin Zahaq, tre persona kanё kёrkuar nga ai qё tё shkoj me ta nё veturën e tyre.

“Tё dyshuarit se bashku me viktimën kanё shkuar nё fshatin Ozdrim të Pejёs, ku edhe e kanё rrahur viktimën duke e i shaktuar lëndime tё rёnda trupore” – tregoi Policia.

Tutje është thënë se tё dyshuarit viktimën e kanё sjellur deri ne afёrsi tё qytetit tё Pejёs dhe e kanё braktisur.

Pas kësaj, policia ka thënë se viktima ka kontaktuar me familjarёt e tij, tё cilёt më pas e kanё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

“Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 06.01.2023, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe dy nga tё dyshuarit janё arrestuar” – është thënë në njoftim.

Tutje është treguar se pas intervistimit, tё dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48 orё.