Rrahje mes disa personave në Pejë

Një rrahje ka ndodhur sot në dalje të stacionit të autobusëve në Pejë.

Nga një video që është publikuar në Facebook shihen disa persona duke u përleshur.

Lidhur me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar Policinë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës ka thënë për KALLXO.com se Policia është duke punuar për identifikimin e këtyre personave.

“Për atë rast Policia është njoftuar rreth orës 12:30, kanë dalë atje në vend të ngjarjes edhe nuk e kanë takuar askënd. Tani janë duke punuar për të identifikuar kush është i përfshirë në këtë situatë”-ka thënë Gashi për KALLXO.com.