Ramush Haradinaj e Rifat Jashari në Prekaz - Foto: Facebook

Rifat Jashari, qytetar me merita të veçanta

Rifat Jasharit, vëllaut të komandantit Adem Jashari i njihet statusi i ‘Qytetarit me merita të veçanta’.

Ky propozim-vendim është miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme.

“Nëse dikush e do fjalën, nëse jo kalojmë në votim”, tha kryeministri Haradinaj gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës.

Kjo pikë e rendit të ditës u miratua pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Si pika të rendit të ditës kanë qenë edhe ndarja e parave për Dokufest.

Qeveria e Kosovës ndau 20 mijë euro për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër ‘Dokufest’, i cili është duke u zhvilluar në Prizren.