Rektori i UP-së ngushëllon për studentin e vdekur para provimit

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i ka shprehur ngushëllime familjes së studentit Leutrim Gjini që vdiq dje.

“Të dashur familjarë, shokë, kolegë dhe profesorë të Leutrimit, më lejoni që në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj”, thuhet në letrën e ngushëllimit të dërguar nga rektori Dema.

“Leutrimi i zellshëm dhe inteligjent do të jetojë gjatë në kujtesën e profesorëve dhe të miqve të tij, teksa mungesa e tij do të vazhdojë të jetë prezente tek komuniteti universitar”, thuhet tutje në këtë telegram ngushëllimi.

Leutrim Gjini vdiq dje pas një përkeqësimi shëndetësor pak kohë para se të hynte në provim.

https://kallxo.com/studenti-23-vjecar-vdes-duke-pritur-te-hyje-ne-provim/

Pas vdekjes së studentit të Mjekësisë, Leotrim Gjinit, mbrëmë kishte reaguar edhe Senati i Universitetit të Prishtinës, duke u kërkuar profesorëve që të jenë më të kujdesshëm ndaj studentëve.

https://kallxo.com/pas-vdekjes-se-studentit-te-mjekesise-senati-ka-nje-kerkese-per-profesoret/