Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright - Foto: REL/EPA

Gratë deputete për vdekjen e ish-Sekretares Albright: Kosova ka humbur një mike të madhe

Grupi i Grave Deputete përmes një telegrami kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, atyre që e njohën në SHBA dhe Kosovë”, thuhet në telegramin e GGD-së.

Grupi i Grave Deputete, e ka konsideruar të trishtueshëm dhe humbje të madhe vdekjen e Albright.

“Kosova ka humbur një mike të madhe. Jemi të trishtuara për lajmin e vdekjes së znj. Madeleine Albright, ish-sekretares së Shtetit. Ajo bashkëndjeu me popullin tonë dhe denoncoi për krimet. Populli i Kosovës nuk do t’i harrojë veprat e saj dhe vetë atë asnjëherë”, thuhet në telegram ngushëllimi.

GGD shtoi se si gruaja e parë Sekretare e Shtetit, Albright nuk dha vetëm shembullin e saj për vajzat e gratë, por edhe u angazhua edhe vetë direkt për realizimin e barazisë gjinore.