
Presidentja Osmani i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Kadri Veselit
07.1.2022 - 22:54
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Veseli pas vdekjes së nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
“Ajo jetoi afër një shekull dhe ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi dhe u dëshmua, duke luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e atdhedashurisë në familje”, ka thënë Osmani.
Osmani tha se bashkëndjen me familjen Veseli.
“Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe”, është thënë tutje.