Reçica: Reformat pensionale do të trajtohen edhe pensionet e dyfishta

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Përsona të Zhdukur, ku u informua rreth procesit të Koncept-Dokumentit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Persona të Zhdukur.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth pensioneve të dyfishta, ku Reçica ka thënë se në Koncept-Dokumentin për reforma pensionale të hartuar nga MPMS-ja, është paraparë edhe trajtimi i pensioneve të dyfishta.

“Ky Koncept-Dokument i përshtatet më së miri situatës socio-ekonomike të vendit dhe synon trajtimin meritor të të gjitha kategorive, andaj është e rëndësishme që ky koncept të merret parasysh nga komisonion i krijuar në Kuvend, i ngarkuar për të hartuar Kodin e Pensioneve, si dhe të konsultohet edhe nga Komisoni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit për persona të zhdukur”, ka thënë Reçica.