Si u siguruan liderët që shpallën Pavarësinë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi reportazhin ekskluziv për Njësitin e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës. Ky emision solli detajet se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetëror në ditën e shpalljes së Pavarësisë 10 vite me parë.

Kur kryeministri Hashim Thaçi lexonte Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, një armatë njerëzish ishin duke u kujdesur për sigurinë e tij dhe liderëve të tjerë. Prapa deputetëve liderëve dhe tërë pavarësisë qëndronin edhe agjentët tregimi i të cilëve rrallë është i njohur për publikun.

Pesë apo më shumë ditë  para se deputetët të mblidheshin për të marrë vendimin historik  agjentët ishin njoftuar dhe paralajmëruar se diçka ishte duke ndodhur.  Çdo gjë duhej të mbahej sekret deri në momentin e fundit.

“Në bazë të përgatitjeve që kemi pasur dhe në bazë të planeve që kanë ardhur lidhur me vizitat e ndryshme ne rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës 4 deri 5 ditë përpara e kemi pasur informatën dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet janë anuluar pushimet dhe jemi përgatitur që për çdo personalitet të ofrojmë përcjellje dhe siguri”, tha Arsim Rashica nga Njësiti për Mbrojtje të Afërt.

“Në kuadër të policisë kemi edhe njësinë për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe ata kanë vlerësuar së personalitetet e larta shtetërore kanë vlerësimin e rrezikshmërisë së lartë”, shtoi Rashica.

Deklaratën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: