Teatri i Gjilanit

Ramazani shtyen për një orë terminet e shfaqjeve në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Qytetit të Gjilanit do të shfaqë nesër, më 9 maj 2019, komedinë “Shfaqja që shkon keq” me regji të Ilir Bokshit. Ndërsa për shkak të muajit të Ramazanit, termini i shfaqjes së kësaj komedie është shtyrë për një orë.

Sipas programit të publikuar në llogarinë zyrtare të këtij teatri në Facebook, gjatë gjithë muajit maj, terminet i shfaqjeve në këtë teatër janë shtyrë për orën 21:00 për shkak të muajit të Ramazanit.

Komedia “Shfaqja që shkon keq” rrëfen peripecinë e disa aktorëve amatorë dhe përpjekjen e tyre për të ndërtuar një shfaqje teatrale.

Një vrasje enigmatike, dyshimet dhe mbi të gjitha dështimet, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës.

Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Safete Mustafa, Gani Rrahmani Alban Shahiqi, Avni Shkodra dhe Tringa A. Hasani