‘Shfaqja që shkon keq’ jepet sot në Teatrin 'Ardiana Abdullahu' në Ferizaj

Teatri “Adriana Abdullahu” i qytetit Ferizaj shfaq sot, më 19 nëntor 2018, duke filluar nga ora 20:00 shfaqjen “Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Lewis, Jonathan Sayer dhe Henry Shields me regji nga Ilir Bokshi.

“Shfaqja që shkon keq” është prodhim i Teatrit të Gjilanit, ndërsa në Ferizaj jepet si shfaqje mysafire.

Shfaqja përcjellet me shumë skena komike, ankth, e siklet, por me një veprim fantastik dhe lojë të shkëlqyer, qëllimi i së cilës është që ta çojnë në fund shfaqjen e tyre.

Luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa A. Hasani.