Komedia ‘Shfaqja që shkon keq’ jepet sot në Gjilan

Teatri i qytetit të Gjilanit shfaq sot reprizën e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Lewis dhe regji të Ilir Bokshit.

Shfaqja jepet duke filluar nga ora 20:00, ndërsa rrëfen peripecinë e disa aktorëve amatorëve dhe përpjekjen e tyre për të ndërtuar një shfaqje teatrale.

Një vrasje enigmatike, dyshimet dhe mbi të gjitha dështimet, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës.

Shfaqja përcjellët me shumë skena komike ankth, e siklet, por me një veprim fantastik dhe lojë të shkëlqyer, qëllimi i së cilës është që ta çojnë në fund shfaqjen e tyre.

Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani.