Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Foto: Facebook.

Rama për Vetingun: S’kemi Parë Gjë Akoma!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi sot në facebook pas nisjes së vetingut- procesit të verifikimit të pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve.

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë”, shkroi Rama.

Ai më tutje tregoi se njëri nga ata që iu nënshtrua vetingut, nuk e arsyetoi pasurinë.

“Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”, përfundoi postimi i Ramës.

Vetingu ndaj 36 gjyqtarëve e prokurorëve nisi dy ditë më parë.