Tryeza e ftuar nga Oda Ekonime Amerikan e Kosoves Foto: Oda Amerikane

Qeveria po mendon krijimin e Zonës Ekonomike Amerikane

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, gjatë një tryezë të ftuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka njoftuar se ekziston një ide për krijimin e Zonës Ekonomike Amerikane.

“Ministri Hasani përmendi edhe idenë për krijimin e zonës ekonomike amerikane, si një iniciativë që mund të ndihmojë në nxitjen e investimeve amerikane në vend, dhe rrjedhimisht në zhvillimin ekonomik në Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Këtë deklaratë, ministri Hasani e tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutua për rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Ministri Hasani njoftoi se Banka Botërore po i jep përkrahje Kosovës në fushën e infrastrukturës së cilësisë.

Në këtë tryezë përveç tjerash u tha se investimet në infrastrukturën e cilësisë e rrisin konkurrueshmërinë e sektorit privat.

“Investimet në infrastrukturën e cilësisë në vend janë të domosdoshme për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit privat në vend si dhe për të lehtësuar qasjen e produkteve kosovare në vende të tjera, në veçanti në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Visar Hapçiu, Udhëheqës i Institutit të Hulumtimeve Ekonomike në Odën Amerikane, paraqiti statistikat e tregtisë së jashtme gjatë viteve të fundit në Kosovë, ku sipas tij, shqetësues mbetet deficiti i lartë tregtar.