Arkiv -Ilustrim

Qeveria miraton ndihmën prej 1.1 milion euro për Suharekën

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka ndarë 1.1 milion euro për Komunën e Suharekës e cila para disa ditëve u përball me pasoja të rënda pas vërshimeve.

Këto mjete do të përdorën në kategorinë e shërbimeve publike komunale, në infrastrukturë rrugore si dhe në subvencione dhe transfere të kësaj komune.

Nga vërshimet në këtë komunë janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë biznese dhe ekonomi familjare.

https://kallxo.com/fotogaleri-permbytjet-shkaktojne-deme-te-konsiderueshme-ne-suhareke/