Deponoi 15 mijë euro në një bankë, më pas nga llogaria i janë bërë pagesa për YouTube e TikTok

Një person ka raportuar tek organet e rendit se vëllai i tij më datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë një shumë parash prej 15 mijë euro, por që të premten pasi kishte kërkuar qarkullimin për llogari kishte rezultuar se ishin bërë pagesa nëpër shtete të ndryshme të botës.

Sipas raportit policor, pagesat ishin bërë për rrjete social YouTube dhe Tik-Tok.

“Me datë 11.08.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë, një shumë parash prej 15,000 euro dhe sot kur ka qenë në bankë dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari, aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale YouTube dhe TikTok”- thuhet në raportin policor.