Një person lëndohet në vendin e punës në Suharekë, Policia po heton rastin

Policia e Kosovës njofton se dje në Suharekë një burrë ka raportuar se derisa ishte duke punuar aksidentalisht ka lënduar gishtin e dorës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 12:50, dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.