Qemajl Mustafa Përsëri në Gjykimin e Limajt

Mustafa sot do të merret në pyetje nga avokatët e Limajt dhe të tjerëve.

Marrjen në pyetje të Mustafës do ta nisë Tahir Rrecaj, avokati i Fatmir Limajt.

Në këtë proces gjyqësor që lidhet me kohën kur Fatmir Limaj ishte ministër i ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomit ai bashkë me Nexhat Krasniqin e Endrit Shalën akuzohen për për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Mustafa dëshmoi edhe më 22 e 23 mars kur u pyet rreth disa sms-ve të shkëmbyer me ish-biznesmenin e ndjerë Mehmet Shkodra, i cili nëpërmjet Qemajl Mustafës dëshironte takim me Limajn.

http://kallxo.com/qemajl-mustafa-ne-gjykimin-e-limajt/

http://kallxo.com/sms-te-mbeten-si-prova-ne-rastin-limaj/

Limaj aktakuzën e konsoliduar në të cilën janë bashkuar rastet MTPT1 dhe 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

http://kallxo.com/fatmir-limaj-kjo-aktakuze-eshte-ngritur-me-urdher-politik/