Zyrtarja e Ministrisë në Gjykimin e Limajt

E pyetur nga mbrojtja e Nexhat Krasniqit  nëse ka marrë pjese në ndonjërin nga 4 tenderët për të cilët po gjykohen të akuzuarit, dëshmitarja Vjollca Kelmendi tha se nuk ka marrë pjesë në asnjërin tender.

Avokati Bajram Tmava, pas këtij deklarimi të dëshmitares kërkoi që deklarata e saj e 24 gushtit 2011 të trajtohet si provë e pavlefshme.

Prokurori e kundërshtoi kërkesën e avokatit duke thënë se “kjo nuk është situatë ku mbrojta po zihet në befasi.

Ndërkaq Tahir Rrecaj, avokati i Fatmir Limajt tha që Vjollca Kelmendi nuk duhet të trajtohet si dëshmitare për shkak se mendimet e saj janë për raste te përgjithshme dhe jo për tenderët konkretë.

“Kjo më tepër po dëshmon në cilësinë e ekspertes sesa ne cilësinë e dëshmitares, për shkak se nuk ka marrë pjesë ne asnjërin nga tenderët dhe nuk mund të merret si dëshmitare, nëse nuk është  pjesë e këtyre e tenderëve,” tha Tahir Rrecaj.

Dëshmitari i radhës në rastin e MTPT-së është Xhemajl Mustafa. Ai pritet të dëshmojë në seancën që do të mbahet më 22 mars.

13:34

Dëshmitarja Vjollca Kelmendi, zyrtare e lartë ligjore, tha që detyrë e saj ka qenë që të merret me të gjitha gjërat që kanë pasur të bëjnë me prokurim.

Ajo ka qenë kryetare, gjithashtu edhe anëtare e komisionit për hapjen dhe vlerësimin e tenderëve.

Kelmendi tha që ndërtimi i rrugëve ishte detyrë primare e Ministrisë së Transportit.

E pyetur nga prokurori se a është konsultuar me Nexhat Krasniqin për ndonjë tender, ajo tha jo.

Pyetje që ngjalli reagimin e mbrojtësit të Krasniqit Bajram Tmava i cili tha se prokurori po i shkel rregullat, sepse po i bën pyetje te drejtpërdrejta dëshmitares.

“Unë po e kuptoj edhe prokurorin, edhe zonjën mirëpo kish pasë me qenë ma e udhës me thënë a ka propozu kryetari i prokurimit që i ka propozu anëtarët e komisionit, ose në atë kohë kush ka qenë menaxher i prokurimit dhe jo me thënë se a ka qenë Nexhat Krasniqi a jo. Nuk e kontestojmë këtë, mirëpo është me e përshtatshme”

Prokurori tha që Tmava po flet shumë, ndërsa në këtë mënyrë po i jep udhëzime dëshmitares se si të flasë.

“Tmava përdor shumë fjalë dhe gjatë këtyre fjalëve ai i jep informata dëshmitares qe t’i japë udhëzime qfare te flasë,” tha prokurori.

Prokurori e pyeti më pas dëshmitaren se cilat kane qene kriteret për vlerësimin e tenderëve

“Ligji i përcakton dy kritere, kriteri ekonomikisht me i favorshëm edhe çmimi me i ulët kështu që ministria është përcaktu në kriterin e parë domethënë që është ekonomikisht më i favorshëm”, tha dëshmitarja.

11:34

Kelmendi ishte zyrtare në ish-Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Kelmendi ishte paraparë të dëshmonte më 10 shkurt, por ajo seancë ishte anuluar.

Anulohet Seanca ndaj Fatmir Limajt

Edhe seanca e 2 marsit ku prapë ishte paraparë të dëshmonte Kelmendi u shty këtë herë për shkak se mungoi një anëtare e trupit gjykues.

Shtyhet Seanca ndaj Fatmir Limajt

Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.

Limaj aktakuzën e konsoliduar në të cilën janë bashkuar rastet MTPT1 dhe 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Fatmir Limaj: Kjo Aktakuzë është Ngritur me Urdhër Politik