Protestë për të kërkuar liberalizimin e vizave

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen Përfaqësues të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, sot protestojnë për të kërkuar liberalizim të vizave.

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’u bashkohen. Protestuesit do të takohen te Biblioteka Kombëtare, në ora 12:00.

Studentët kanë protestuar edhe më herët, duke kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave. Dje, deputeti Labinot Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka ftuar qytetarët që të bashkangjiten në këtë protestë.

Tahiri theksoi se në këtë protestë do të marrë edhe djalin e tij, në mënyrë që siç ka potencuar ai ta mësoj që t’i kërkoj të drejtat e tij.