Foto: Besnik Bislimi, X

Bislimi në Forumin Ballkanik të Budapestit thekson përkushtimin e Kosovës drejt integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Forumin Ballkanik të Budapestit të organizuar në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në “X”, ai u shpreh se në këtë Forum ka theksuar përkushtimin drejt integrimit në BE dhe arritjes së liberalizimit të vizave.

“Këtë javë, në Forumin Ballkanik të Budapestit të organizuar në Prishtinë, theksova përkushtimin tonë drejt integrimit në BE dhe arritjes së liberalizimit të vizave. Gjithashtu fola se si qeveria jonë po i kanalizon përpjekjet për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”- ka shkruar Bislimi.

 

Vendimi për liberalizimin e vizave ka marrë miratimin në të gjitha instancat e Bashkimit Europian dhe është nënshkruar më 19 prill 2023 nga presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e Bashkimit Europian.

Më 25 prill 2023, në gazetën zyrtare të Bashkimit Europian është publikuar rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas nenit 2 të kësaj rregulloreje, ajo hyn në fuqi në ditën e 20-të pas publikimit në gazetë zyrtare, që i bie më 15 maj 2023.