Tiksa Negeri/REUTERS

Pronari i 'Ethiopian Airlines': Piloti paralajmëroi për probleme teknike

Themeluesi i kompanisë ajrore “Ethiopian Airlines”, Tewolde GebreMariam tha sot para gazetarëve se piloti i fluturimit ET 302 që u rrëzua sot në mëngjes kishte paralajmëruar për probleme teknike dhe ka kërkuar që të kthehet në Adis Abeba.

Ai po ashtu tha se piloti kishte bërë më shumë se 8,000 orë fluturime dhe ishte punëtor i denjë.

GebreMariam tha se ende nuk dihen arsyet e rrëzimit të avionit, raporton CNN.

“Siç e thashë, avioni ishte i ri dhe pa vërejtje teknike. Aeroplani po pilotohej nga një pilot i zoti dhe nuk ka asnjë shkak që mund të themi në këtë kohë”, tha ai.

GebreMariam konfirmoi gjithashtu se kompania zotëron 6 aeroplanë të tjerë 737 Max 8 që janë në shërbim.

Aeroplani Boeing 737 Max 8 kishte fluturuar në Adis Abeba të dielën në mëngjes nga Johannesburg.

Nga aksidenti i avionit mbetën të vdekur 157 persona.

https://kallxo.com/si-ndodhi-perplasja-e-avionit-i-cili-la-te-vdekur-157-persona/

.