Prokuroria nis hetimet për publikimin e listave të veteranëve

Pak ditë pasi në disa media u publikuan listat e veteranëve për të cilat prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 12 personave, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj rrjedhjeje.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit bëhet e ditur se kanë kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nisjen e hetimeve paraprake.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më 14 shtator të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë dhe është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

https://kallxo.com/aktakuze-per-listat-e-veteraneve/

Hetimi i publikimit të emrave të veteranëve të dyshuar të rrejshëm me të dhënat e tyr epersonale ka qenë një nga kërkesat e protestuesve veteranë të rajonit të Dukagjinit gjatë protestës së kësaj jave para Pallatit të Drejtësisë.

https://kallxo.com/veteranet-e-dukagjinit-kercenojne-prokurorine-me-protesta-te-dhunshme/