Ilustrim

Prokuroria: Në Pejë u grabitën 4 mijë e 500 Euro

Një grabitje u krye dje në Pejë dhe një tjetër mbeti në tentativë

Sipas Policisë personi i cili e kreu grabitjen në ‘Western Union’ dyshohet se është i njëjti person i cili tentoi grabitjen në “Iute Credit”.

Nga një pikë të ‘western Unionit’ grabitësi arriti t’i merrte rreth 4 mijë e 500 euro  sipas deklaratës së punëtores së dhënë në polici.

Me qëllim të grabitjes së parave grabitësi ia kishte mësyrë edhe institucionit mikrofinanciar ‘lute Credit’, mirëpo nga aty doli duarbosh.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi tha për KALLXO.com, se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet me qëllim të kapjes së grabitësit.

“Prokuroria Themelore e Pejës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e te dyshuarit për grabitjen e dyfishtë mbrëmë ne qytetin e Pejës”, tha Nikçi.

Mbrëmë KALLXO.com, raportoi për grabitjen dhe tentim grabitjen në Pejë.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-dy-grabitjet-ne-peje/