Prokuroria e Gjilanit

Prokuroria ndalon punëtorin e UNHCR, përfitoi rreth 18 mijë euro nga disa persona

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 11, ka ndaluar të dyshuarin A.RR, për mashtrim dhe përfitim të një shume prej rreth 18 mijë eurove.

Sipas prokurorisë, i njëjti dyshohet se në vitin 2015 dhe 2016, në regjionin e Gjilanit dhe Kamenicës, gjersa ishte i punësuar në organizatën ndërkombëtare UNHCR zyra në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, si punëtorë në këtë organizatë, ka kontaktuar me personat që kanë statusin ‘’Povratnika – të kthyerit’’, duke i siguruar se ka lidhje me organizatën dhe duke iu premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi.

Gjithmonë sipas prokurorisë, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i dyshuari, nga të dëmtuarit R.S,D.S, M.K, ZH.XH, S.S. dhe S.M, ka përfituar shumën prej 17,800 euro.