Ilustrim Foto: KALLXO.com

Gjilan, arrestohet i dyshuari që i kishte shitur një gruaje shtëpi të shitura më herët

Një burrë në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ai kishte mashtruar një grua të cilës ia kishte shitur disa shtëpi në një kompleks rezidencial të cilat shtëpi vite më parë ua kishte shitur personave tjerë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari është shqiptar shtetas i Serbisë gjersa viktima është kosovare shtetase e Serbisë.