Gjakova

Arrestohet një person pasi dyshohet se i mori një femrës 700 euro

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Dujakë të Gjakovës, pasi duke e mashtruar një femër, i kishte marrë një shumë parash prej 700 eurove.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja kishte ndodhur më 29 prill, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dje.