Prizreni. Foto: KALLXO.com

Prizren, arrestohet një avokat që punonte pa licencë

Një avokat është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren nën dyshimet për mashtrim.

Policia ka sqaruar se avokati, pasi që të njëjtit i kishte skaduar licenca e punës, kishte prezantuar dokumentin licencën e punës të vëllait të tij me profesion të njëjtë.

I dyshuari dokumentin e kishte prezantuar brenda në stacion policor, pasi ai kishte shkuar ta përfaqësojë një person të dyshuar për një rast.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.