Foto: KALLXO.com

Prezantohej si polic dhe i kërkoi viktimës mbi 300 euro, arrestohet i dyshuari

Një person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Mëngjesin e sotëm në lidhje me rastin ka njoftuar edhe Policia përmes raportit ditor.

KALLXO.com mëson detaje të reja rreth rastit. Sipas informacioneve, rasti kishte nisur më 20 gusht të vitit të kaluar, kur i dyshuari B. B., ishte prezantuar rrejshëm se ishte zyrtar policor dhe i kishte kërkuar viktimës një shumë prej 350 euro nën pretekstin se do t’i ndihmonte në një rast në Gjykatë.

Rastin e kishte njoftuar ditë më pas vetë viktima i cili kishte treguar se B. B., 38 vjeçar i kishte kërkuar të holla në mënyrë që t’ia rregullonte rastin vajzës së viktimës në Gjyatën e Pejës.

Gjatë ditës së djeshme i njëjti është hasur nga policia dhe këta të fundit ishin duke bërë identifikimin për të ndërsa pas intervistimit të njëjtit i është bastisur edhe vetura ku janë gjetur dokumente të shumta të personave të ndryshëm të cilët dyshohet se i ka mashtruar B. B.

Për veprimet policore është njofruar edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të këtij të fundit, i dyshuari B. B., është dërgusr në ndalim për 48 orë.