Prokuroria liron policin e dyshuar për rrahjen e bashkëshortes

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka liruar policin Sh.F. i cili ishte arrestuar para disa ditës nën dyshimin se kishte rrahur gruan e tij.

Sipas Kryeprokurorit Imer Beka, prokurori i rastit e ka vlerësuar se nuk ka arsye për kërkesë për paraburgim për policin e dyshuar.

“Prokurori i cili kishte lëndën e ka vlerësuar se nuk ka arsye për kërkesë për paraburgim, por procedura penale ndaj të njëjtit vazhdon tutje” tha Beka për KALLXO.com.

Javën e kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e njërit polic të stacionit policor në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se është i përfshirë në një rast të dhunës në familje.

https://kallxo.com/arrestohet-polici-per-dhune-ne-familje-ipk-rekomandon-suspendimin/

 

https://kallxo.com/prokuroria-jep-detaje-per-policin-e-arrestuar-per-dhune-ne-familje/