Foto-ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për krime lufte, Goran Stanishiq

Prokuroria Speciale e  Kosovës ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, Goran Stanishiq.

Seancë për vendosjen lidhur me këtë masë, ishte e mbyllur për publikun.

Goran Stanishiq, ishte arrestuar para dy ditëve si i dyshuar se  gjatë periudhës kohore, 15 dhe 16 prill 1999, në bashkëkryerje me të pandehurit tjerë pjesëtarë të njësive rezervë të njësive ushtarake dhe policore të Serbis me përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre.

Më pas, sipas prokurorisë pastaj nga familjet të cilat ishin duke u përpjekur që të largohen nga sulmet dhe dhuna, të pandehurit i kanë ndarë dhjetëra persona, të cilët pastaj i kanë vrarë.

Me këto veprime i pandehuri Goran Stanishiq, sipas pretendimeve të Prokurorisë dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”.

Pasdite, pritet të merret vendimi lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale nga Gjykata themelore e Prishtinës.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për arrestimin e Goran Stanishiq.

https://kallxo.com/arrestohet-nje-i-dyshuar-per-krime-lufte-ndaj-popullates-shqiptare-ne-lipjan-gjate-vitit-1999/?fbclid=IwAR3002smID0obN-tKL4D4jrUEWBMjA3uYORS98ok-fg_1ptD_9DnLd6O5U0