Prokurori Rrëfen për Kositësen që e Rregulloi te i Akuzuari

Bajram Hamitaga, prokurori i cili po akuzohet se ka kërkuar 5 mijë euro nga familjarët e të akuzuarit Garanti Paçarizi, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë” në pjesën e dytë këtë të premte, nuk e  ka mohuar se i ka rregulluar kositëset e barit tek babai i të akuzuarit.

Ai e ka pranuar se kositësen e barit e ka rregulluar një herë në punëtorinë e Sadri Paçarizit mirëpo, sipas tij, kjo ka ndodhur shumë para se të ngarkohej me lëndën e tashmë të akuzuarit Granit Paçarizi.

Ai thotë se nuk kishte paguar asnjë cent për rregullimin kositëses pasi që, sipas tij, Sadriu kishte porositur punëtorët tjerë që mos t`i merrnin asgjë.

Mirëpo, siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, Graniti dhe familjarët e tij kanë deklaruar se prokurori Hamitaga e ka rregulluar së paku dy herë kositësen e barit gjatë kohës sa ishte duke u marrë me rastin ku ishte i përfshirë edhe Granit Paçarizi, i akuzuar për tentim- vrasje.