Foto-ilustrim

Prokurori jep detaje rreth vdekjes së 29 vjeçarit në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ibrahim Berisha, prokuror përgjegjës për komunikim me media dha detaje lidhur me rastin për KALLXO.com.

“ Viktima është rreth moshës 29 vjeçare. Sipas prokurores kujdestare viktima nuk ka pasur shenja te dhunës. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion po presim rezultatet” tha Berisha për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi sot rreth vdekjes se dyshimtë në Prishtinë

https://kallxo.com/vdekje-e-dyshimte-ne-prishtine-2/