Projektligji për Punëtorët e Arsimit në Vitet e 90-ta Procedohet në Kuvend

Komisioni për Arsim, votoi me shumicë votash Projektligjin për Punëtorët e Arsimit në Vitet e 90-ta duke preoceduar kështu në Kuvendin e Kosovës  për lexim të parë.

Projektligji parasheh pensione meritore për punëtorët në arsim që kishin punuar në sistemin paralel të shkollimit në vitet e 90-ta.

Ky projektligj ishte inicuar në vitin 2013 dhe deri më tani është kundërshtuar për shkak të kostos buxhetore.

Në komisonin për arsim, shkencë, kulturë, rini, sport dhe inovacion pati mendime të ndryshme sa i përket projektligjit.

Adem Mikollovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se ky projektligj ka rrezikun të krijojë një situatë të ngjashme me listat e veteranëve të luftës.

“Ekziston rreziku të na bëhet lëmshi i veteranëve të luftës”, tha Mikullovci.

Ndërsa deputetja Teuta Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës tha se ky projektligj ishte dashur të sillet që moti në komision.

“E kanë pritur gjatë puntorët e arsimit që fatkeqësisht kemi vdekje të tyre. Unë kisha dasht me u ndal te ajo që kemi thënë ata nuk kanë nevojë për mirënjohje. Mirënjohjen e kanë marrë atëherë kur pak kush ka mundir me bë atë gjë. Interesimi është që qysh prej 2013 kemi pas rekomandime me ardh për tre muaj dhe tash ka ardhur”, tha Haxhiu.

KALLXO.com ka shkruar lidhur me atë se çfarë përfitojnë mësimdhënësit e viteve të 90-ta nga ky projektligj.

Mësime në Rezistencë: Sistemi Paralel i Arsimit në Kosovë në Vitet ‘90