Prizren, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Një person është arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit për mashtrim.

Sipas policisë, i dyshuari një javë më parë e kishte mashtruar një grua e cila kishte qenë në vendin e punës, në arkën e një marketi.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me anë të mashtrimit e kishte dëmtuar viktimn në vlerë 50 euro.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.