Pika Kufitare Vërmicë

Pritje deri në 40 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Me ardhjen e stinës së verës fillon të rritet edhe fluksi i mërgimtarëve drejt Kosovës. E kjo ka bërë që në pikat kufitare të rritet numri i automjeteve.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitarë, pritjet më të gjata janë në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 13:35 për të hyrë në Kosovë duhet të pritni 30 deri në 40 minuta.

Ndërsa në dalje tek Dheu i Bardhë qytetarët duhet të presin 5 deri në 10 minuta, kurse në Merdare 3 deri në 5 minuta.

Pikat e tjera kufitare mund t’i shikoni në këtë link.