Pritet të largohet taksa kufitare Kosovë-Mali i Zi (VIDEO)

Kosova dhe Mali i Zi po punojnë në marrëveshje të përbashkëta për lehtësimin e punës së bizneseve.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj u takua me Ministrin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi Osman Nurkoviq.

Nurkoviq përmendi disa projekte të përbashkëta në fushën e infrastrukturës me Malin e Zi.

“Projekti më me rëndësi është ndërtimi i tunelit mes Pejës e Rozhajës. Për këtë projekt kemi biseduar qe 1 vit e gjysëm dhe ka arritur në nivel kryeministrash. Shpresojmë se do ta kemi përkrahjen që të fillojmë ta realizojmë. Largimi i taksës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës këtë e kemi identifiku si barrierë që i pengon bizneset dhe shumë shpejtë do ta largojmë këtë barrierë. Kemi bisedu lër nënshkrimin e marrveshjes për transport. Bashkëpuntorët e kabineteve tona do të bashkëpunojnë dhe shpresojmë se do ta nënshmruajnë këtë marrveshje në korrik”, tha Nurkoviq.

Në anën tjetër, Lekaj foli lidhur me projektin e rrugës Deçan- Plavë.

“Ajo që u dakordum që ne të zhvillojmë infrastrukturën rrugore hekurudhore dhe për sigurinë e taksës në kufi. Ne mendojmë se sa i përket tunelit Pejë- Rozhajë tani po zhvillohet fizibiliteti me intensitet të madh. Kjo nuk do të jetë vetëm fjalë por do të implementohet. Mora garancion që rruga Deçan-Plavë sa i përket përgjegjësive që i ka Mali i Zi do ta zhvillojmë. Rajoni ka vuajtur me pengesa dhe ne si dy qeveri jemi shembull i mirë si bashkëpunohet duke i larguar gjjtha barrierat”, tha Lekaj.