Foto-ilustrim

Prishtinë, vëllai rrah motrën

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuari i cili ka sulmuar motrën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti  ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte vëllai me motrën e tij.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.