As Presidentja Kroate Nuk Vjen në Festën 10 Vjetorit të Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq shënon homologun e tretë që sot refuzoi me keqardhje ftesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në festimet e përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një letre të urimit, Presidentja kroate konfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Kosovën.

“Dua t’ju informoj që në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mua do të më përfaqësojë zonja Marija Kapitanoviq, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës.Juve zotëri President, Ju dëshiroj mbajtjen e suksesshme të këtij përvjetori të rëndësishëm, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin Tuaj dhe tërë popullin kosovar. Republika e Kroacisë fuqimisht e mbështet pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, si dhe realizimin e anëtarësimit në integrimet euro-atlantike”, shkroi Grabar- Kitroviq.

Sot, Presidenti Thaçi pranoi urime edhe nga Presidenti i Italisë dhe i Austrisë që po ashtu thanë se nuk mund të marrin pjesë në ceremonitë festuese për të cilën janë ftuar nga Thaçi.

http://kallxo.com/presidenti-austrise-uron-10-vjetorin-e-pavaresise-se-kosoves/