Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Presidenti Vendos që Zgjedhjet Lokale të Mbahen më 22 Tetor

“Në mbështetje të nenit 4 të Ligjit Nr.03/L–072 për Zgjedhjet Lokale, nenit 6 të Ligjit Nr.03/L–094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, pas konsultimit me partitë politike, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale të mbahen më 22 tetor 2017”, thuhet në njoftimin e Departamentit për Informim të Presidencës së Kosovës.

Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.

Ndryshe, presidenti Thaçi sot në mëngjes ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësuesit e shumicës së partive politike lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në këtë takim u propozua pikërisht data 22 tetor.

http://kallxo.com/22-tetori-propozohet-si-date-e-zgjedhjeve-lokale/