Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Presidenti Thaçi uron besimtarët ortodoksë me rastin e Krishtlindjeve

 

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë duke u shprehur urimet më të mira në ditën e Krishtlindjes së tyre.

“Le të ketë edhe më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre. Gëzuar kjo ditë e shenjtë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.