Posterët e Lladrovcit e Xhemajlajt, Afër Qendrës së Votimit

Një video e dërguar në KALLXO.com dëshmon se posterët e tyre janë të vendosur në të njëjtën shtyllë betoni, jo më larg se 70 metra nga qendra e votimit.

Sipas ligjit të zgjedhjeve, asnjë poster apo material tjetër propagandues i kandidatëve apo partive në garë për zgjedhje nuk guxon të vendoset më afër se 100 metra nga qendra e votimit.