Porosi për Dalje nga Izolimi në Gardhin e Kuvendit

Organizata Joqeveritare IFOK po proteston para Kuvendit për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit.

Derisa në Kuvend është dhënë pauzë deri në momentin kur të vijnë deputetët për seancën e demarkacionit, jashtë tij në gardhin rrethues përfaqësues të organizatës IFOK- Fondacioni i Kosovës për Inovacione kanë vënë të shkruara porositë për deputetët që demarkacioni të votohet.

“Zhbllokoni qytetarët”, “Kosova në BE, e jo në Kore” janë disa nga parullat.

Themelues i IFOK-ut është Bashkim Fazliu- “Migjeni” që ishjte kandidat për kryetar të Ferizajt.