Ilustrim

Policia zbulon cigare të ngarkuara në shtatë kuaj

Policia kufitare në Jabllanicë të Pejës në orën dy të natës ka gjetur cigare në shtatë kuaj të ngarkuar me to.

“Në rajonin e Pejës, policia kufitare gjatë patrullimit në këmbë në fshatin Jabllanicë në pjesën që lidhet me Bjeshkën e Sojevës, rreth orës dy të natës, ka vërejtur me dylbi në largësi disa kuaj të ngarkuar”, tregoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Sipas Krasniqi kuajt nuk shoqëroheshin nga ndonjë njeri, ndërsa ishin të ngarkar me cigare.

“Policia ka arritur t’i ndalojë shtatë kuaj të cilët ishin të pashoqëruar me njerëz. Ngarkesa që bartin ata ishte 50 paketa me 25 mijë copë pako cigaresh” tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, duhani është prodhim i Serbisë, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe dogana.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të konfiskimit të cigareve.