Policia Tregon Pajisjet që u Gjetën te Dy Hajnat e Arrestuar

Në një konferencë për media, Policia tha se dy prej hajnave të dyshuar janë arrestuar dhe se ata janë dërguar në mbajtje.

Policia ekspozoi gjësendet e vjedhura që janë gjetur te dy të dyshuarit e arrestuar: 10 televizorë, makinë larëse, nxehëse, fshesë elektrike, e pajisje të tjera.

Vlera e gjithë këtyre pajisjeve të vjedhura është 12,100 euro, tha Ahmet Xhosha, komandant i stacionit policor të Mitrovicës Jugore.

Arrestimi i të dyshuarve dhe gjetja e gjësendeve të vjedhura është bërë pas një pune të mirë hetimore të zhvilluar në dy muajt e fundit, tha zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.