Policia Shkëmben të Shtëna me të Dyshuarit për Vjedhje

Në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës disa persona të dyshuar për vjedhje kanë shtënë me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i kapë disa persona që ishin gjetur duke kryer një vjedhje.

Sipas raportit ditor të PK-së, zyrtarët që kishin intervenuar në këtë vjedhje kishin hasur në rezistencë me armë nga të dyshuarit .

“Të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve” , thuhet në raport.

Këtë ngjarje policia e cilësoi si vrasje në tentativë megjithëse nuk pati të lënduar nga të shtënat.

Të dyshuarit për vjedhje arritën të largohen nga vendi i ngjarjes përderisa policia po vazhdon hetimet.