ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Policia në kërkim të tre të dyshuarve për rrahje në Graçanicë

Një person ka raportuar në polici se është sulmuar nga tre persona të tjerë.

Policia ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit, në fshatin Kishnicë të Komunës së Graçanicës, një person i komunitetit serb është sulmuar nga tre të dyshuar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Spitalin e Graçanicës.

Njësitet policore kanë konfiskuar një automjet që dyshohet se e kanë përdorur të dyshuarit, gjithashtu kanë arritur t’i identifikojnë dy të dyshuar meshkuj të cilët gjenden në arrati, ndërsa i dyshuari i tretë nuk është arritur të identifikohet.