Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Policia njofton për dy raste të falsifikimit të parave, vlera totale mbi 2 mijë euro

Dy raste të falsifikimit të parave janë iniciuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit.

Rastet kanë ndodhur në Graqanicë dhe në Prishtinë, e vlera totale e parave që dyshohet se janë të falsifikuara është më shumë se 2 mijë euro.

Sipas raportit policor, në Graqanicë dje rreth orës 12:00 menaxheri i një banke ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Monedhat e dyshuara,  2×100 euro , 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar” – ka thënë PK.

Tutje është thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetime.

Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë po ashtu rreth orës 12:00, ku PK ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 490 monedha 2-euroshe që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, sekuestrohen 490 monedha 2-euroshe të falsifikuara, arrestohet një i dyshuar