Hetohet vdekja e një gruaje në Graqanicë

Vdekja e një gruaje në fshatin Radev të Graqanicës po hetohet nga Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17 e 20.

“Nga klinika mjekësore në Llapnasellë, kanë njoftuar se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar” – thuhet në raportin policor.

Sipas raportit policor, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.