Foto: Ilustrim

Policia Kap 43 Bagëti në Kufi me Maqedoninë

Njësitet e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit të tyre kanë hasur në 43 bagëti, të cilat po kontrabandoheshin nga persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Lubishtë të komunës së Vitisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personat e panjohur porsa kanë vërejtur policët kanë ikur në drejtim të Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar inspektorin e Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), si dhe prokurorin kompetent që do të merret me hetimin e rastit.